Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump hap sondazh, propozon ndryshimin e emrit të Inteligjencës Artificiale

schedule22:38 - 19 Shtator, 2026

schedule 22:38 - 19 Shtator, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump u ka bërë thirrje ndjekësve të tij të votojnë në një sondazh në platformën X, pasi mendon se termi “inteligjencë artificiale” nuk është mjaftueshëm i saktë dhe ka propozuar emra të rinj për AI.

Në postimin e tij, Trump tha se shumë njerëz e konsiderojnë termin “inteligjencë artificiale” të pasaktë dhe jo mjaftueshëm elegant në krahasim me shkurtesën AI.

Sipas tij, përshkrime më elegante dhe më të sakta do të ishin “Superior Intelligence” (Inteligjencë Superiore – SI), “Extreme Intelligence” (Inteligjencë Ekstreme – EI) ose “Supreme Intelligence” (Inteligjencë Supreme – SI).

“Një përshkrim shumë më elegant dhe më i saktë i këtij fenomeni të ri do të ishte ‘inteligjencë superiore’ (SI), ‘inteligjencë ekstreme’ (EI) ose ‘inteligjencë supreme’ (SI). Ky është një sondazh dhe do ta vlerësoja nëse të gjithë do të votonin! Cili është emri më i mirë për këtë ‘revolucion’ që po zgjerohet vazhdimisht?”, shkroi Trump.

Javën e kaluar, Trump kundërshtoi ngadalësimin e zhvillimit të inteligjencës artificiale, pasi drejtuesit e disa prej kompanive më të mëdha të teknologjisë kishin rënë dakord për një qasje të tillë për shkak të rreziqeve të sigurisë.

Trump e ka lidhur kundërshtimin e tij me dëshirën që Shtetet e Bashkuara të ruajnë epërsinë ndaj Kinës në zhvillimin e inteligjencës artificiale/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!