PRISHTINË- Një numër i madh qytetarësh janë mbledhur në zemër të Prishtinës, në ditën e katërt të protestave kundër vendimit të Gjykatës Speciale, e cila dënoi me 81 vjet burg katër ish-krerët UÇK-së.
Protestuesit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit të shkallës së parë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Protesta po zhvillohet në sheshin e Prishtinës, ndërsa qytetarët kanë dalë me flamuj dhe pankarta në mbështetje të çlirimtarëve./abcnews.al

