Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Veshjet tradicionale shekullore/ Kostumet ekspozohen të gjitha së bashku në Muzeun Etnografik

schedule20:27 - 19 Shtator, 2026

schedule 20:27 - 19 Shtator, 2026

GJIROKASTËR- Nëse deri dje në Muzeun Etnografik të Gjirokastrës i njihnim veçmas, sot kostumet tradicionale të krahinave të qytetit të gurtë mund t’i shohim të gjitha bashkë.

Janë veshje që datojnë prej afro një shekulli dhe që sot janë rikthyer në qendër të muzeut, për të treguar historinë, mjeshtërinë dhe veçoritë e secilës krahinë.

Asnjë kostum nuk është i njëjtë me tjetrin. Ndryshojnë ngjyrat, modelet, mënyra e punimit dhe elementet që i shoqërojnë. Por ajo që i bashkon është puna e jashtëzakonshme që fshihet pas secilit prej tyre.

Kjo është edhe ajo që u tërheq më shumë vëmendjen turistëve të huaj, të cilët nuk mjaftohen vetëm duke i parë. Pyesin si janë realizuar, sa kohë është dashur dhe si e kur janë veshur.

Mes tyre, kostumi i Lunxhërisë kërkon një mjeshtëri të veçantë. Por sa kohë i është dashur dikur një artizani për të përfunduar një kostum të tillë?

Krahas veshjeve tradicionale, muzeu ka sjellë edhe një tjetër dëshmi të rrallë. Është portreti i Princ Vidit, i realizuar me qëndisje në vitin 1914 nga Duri Guri.

Këto objekte po marrin një tjetër jetë brenda muzeut dhe bashkë me to po rritet edhe interesi i vizitorëve, veçanërisht i turistëve të huaj. Në Gjirokastër, historia nuk është vetëm në gurët e shtëpive apo në rrugicat e qytetit. Ajo është edhe në një kostum, në një qëndisje, në një detaj që ka mbijetuar për dekada dhe që sot mund të shihet nga afër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!