Alketa Vejsiu u komentua pafund për shfaqjen dhe mënyrën e prezantimit të saj në festivalin e 58-të në RTSH.
Mirëpo, duket se moderatorja ka vendosur t’u përgjigjet kritikëve. Një prej tyre është edhe Xhemi Shehu, e cila pak ditë më parë në një video me humor me kolegun e saj Salsano Rrapi shprehej “‘A rrihet me të njëjtin fustan 5 minuta”, duke iu referuar Vejsiut e cila ndryshoi shpesh veshjen gjatë festivalit.
Ndërsa, në një status të “Revista Class”, që Alketa e drejton shkruhet në këtë mënyrë për Xhemi Shehun:
Në arkivat e revistës ndjemë nostalgji për bukuroshen e ekranit!
Mendojmë që tre gjera i shkojnë Xhemit!
- Me këto flokët me rrica duket shumë kinge! Gjithmonë e bukur Xhemi!
- Pseudonimi “Xhemile” i shkon shumë Xhemës tonë!
- Edhe si aktore humori mund të fitonte një kupë në ”Golden Globes”! Nuk është keq me humorin edhe pse në hapat e parë të karrierës! Më mirë se në prezantim madje! Në prezantim ka rivale të forta kështu që i sugjerojmë të merret seriozisht me karrierën e aktores së humorit! Ka të dhëna të mira aty! Me ndihmën e Salsanos rolin e “Gagaçes” do ta qante!
Postimi është plotësisht dashamirës! Xhemin Xhan!
Juve si ju duket më mirë ?
Dikur apo Sot?