Me 84 vota pro, 23 kundër dhe një abstenim, maxhoranca parlamentare miratoi në Kuvend projektligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, i propozuar nga Partia Socialiste.
Gjatë debatit në Kuvend, kryeministri Edi Rama u shpreh se nevojitet një kufi i qartë mes pushteteve, duke theksuar se gjyqësori, ekzekutivi dhe legjislativi janë pushtete të pavarura, por të ndërthurura.
Miratimi i projektligjit u shoqërua me debate mes maxhorancës dhe opozitës, ndërsa në përfundim të votimit nisma mori shumicën e nevojshme të votave.
Pr/ ligji i sapo miratuar parashikon një formulë përllogaritëse me rritje prej 2% të pagës referuese – ndjeshëm më e ulët se përllogaritja e bërë më parë nga organet e sistemit të drejtësisë mbi bazën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

