Në fjalën e tij në Kuvend Taulant Balla u ndal te debati për pagat e gjyqtarëve.
Balla tha se Gjykata Kushtetuese duhet të marrë shembull nga Këshilli i Legjislacionit, ndërsa theksoi se Kuvendi ka kërkuar opinionin e qeverisë për çështjen.
Duke folur për votën e mazhorancës, Balla deklaroi se ajo do të jetë kundër kërkesës së PD-së, të cilën e cilësoi si “hipokrite”, duke shtuar se ligji sot do të votohet.
“Gjykata Kushtetuese duhet të marrë shembull nga këshilli ynë i legjislacionit. Kuvendi ka kërkuar opinioni i qeverisë dhe këtu është mbyllur,. Kërkesa juaj nuk mund të miratohet sepse këshilli i legjislacioni është shprehur. Por më vjen mirë që PD del në mbrojtje të gjyqtarëve e prokurorëve sepse tregon një reflektim nga ato sharje që kemi dëgjuar. Vota jonë ndaj kërkesës së PD është kundër sepse është hipokrite. I bëj thirrje Presidentit të republikës që ta votojmë sot për të hyrë në fuqi menjëherë ”, tha Balla.
Ndërkohë kërkesa e PD për shtyrjen e votimit është rrëzuar.
/abcnews.al/

