Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tre të plagosur me thikë në Sarandë, njëri prej tyre përfundon te spitali i Traumës

schedule09:01 - 17 Shtator, 2026

schedule 09:01 - 17 Shtator, 2026

Tre të rinj janë plagosur me thikë mbrëmjen e së mërkurës në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:55, në një subjekt tregtar në lagjen nr. 1, pranë shëtitores së qytetit.

Të plagosurit janë dërguar në urgjencën e spitalit të Sarandës, ndërsa dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

Të plagosurit janë vëllezërit Elidon dhe Mario Shukulli, 24 dhe 20 vjeç, si dhe 19-vjeçari Andi Saliaj. Burime spitalore bëjnë me dije se 24-vjeçari Elidon Shukulli është nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.



Pas hetimeve, policia ka arrestuar 22-vjeçarin Kamelo Aliaj dhe 19-vjeçarin Andi Saliaj. Ndërkohë, 19-vjeçari Eduard Bajrami është shpallur në kërkim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!