Kosova ndodhet prej vitesh në një stanjacion politik dhe po rrezikon raportin me garantorin e saj kryesor, SHBA-në.
Në një intervistë për “War Report” në ABC News, ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Juxhina Sotiri, u shpreh se lidershipi aktual ka krijuar një narrativë përçarëse që po pengon dialogun dhe po hap shteg për destabilizim serb në veri.
Ajo tha se vendit i nevojitet partneritet strategjik me Uashingtonin dhe veprime të kujdesshme në kushtet e një mjedisi të ndryshuar ndërkombëtar.
“Kosova ka vite që është në një stanjacaion politik, por ajo që është me rëndë është humbja e dialogut me garantorin e saj. Kosova nuk duhet të zgjidhte për një zvarritje poltike, por për strategji me partneritetin, SHBA. LVV e ka lënë vendin shumë mbrapa. Është një alarm që lidershpi nuk arrin që të prodhojë në një lidershpi shtetëror.
Ajo që unë do të thoja është se është krijuar një lidershpi i gabuar në Kosovë. Është një narrativë përçarëse. Fakti që Kosova ka një pengesë dhe një statusko që dialogu është penguar, hap një shtërg për destabilizim serb në veri të Kosovës.
Vetë prania e KFOR dhe NATO-s në Kosovë do të jetë aty dhe kjo është garanci shumë e rëndësishme. Është një moment ku kushtet dhe mjedisi ndërkombëtar nuk janë më. Prandaj duhet që çdo veprim i ardhshëm që duhet të jetë shumë i kujdesshëm, të mos krijohet zgjedhja ose me SHBA ose me Albin Kurtin”, tha ekspertja.


