Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Hoxhaj me mesazh nga Haga: Nesër, historia vendos drejtësi për çlirimtarët!

schedule20:52 - 15 Shtator, 2026

schedule 20:52 - 15 Shtator, 2026

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka publikuar një video në rrjetet sociale, vetëm disa orë para shpalljes së vendimit në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Nesër, historia vendos drejtësi për çlirimtarët!”, ka shkruar Hoxhaj krahas videos.

Mesazhi i Hoxhajt vjen në prag të vendimit që pritet të shpallet të mërkurën, më 16 shtator, në orën 10:00, për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Hoxhaj, i cili tashmë ndodhet në Hagë së bashku me bashkëpunëtorë dhe ish-bashkëluftëtarë të krerëve të UÇK-së, gjatë ditëve të fundit ka bërë thirrje për lirimin e plotë të tyre dhe kthimin në Kosovë.

Ai ka theksuar se pas viteve të procesit gjyqësor, pret që vendimi përfundimtar të sjellë drejtësi për ish-udhëheqësit e UÇK-së.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!