Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Balla: Opozita përdori një video nga Mali i Zi për të mashtruar opinionin publik

schedule11:25 - 15 Shtator, 2026

schedule 11:25 - 15 Shtator, 2026

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ashpër ndaj asaj që ai e cilëson si manipulim dhe përdorim politik të videos së protestës së nxënësve të një shkolle në Tuz të Malit të Zi.

Përmes një reagimi publik, Balla akuzoi opozitën se po përdor një ngjarje që nuk ka lidhje me Shqipërinë për të ndërtuar narrativë politike, duke e konsideruar këtë një veprim të papranueshëm.

“Çfarë ligësie dhe turpi përdorimi nga kukullat e bufit Sali i videos së protestës së nxënësve të një shkolle në Tuz të Malit të Zi? Vaj medet opozita”, shprehet Balla.

Sipas tij, përdorimi i pamjeve të nxënësve për qëllime politike tregon mungesë përgjegjshmërie dhe dëshpërim nga ana e kundërshtarëve politikë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!