Kanë mbetur edhe 24 orë deri në mbajtjen e seancës ku do të shpallet verdikti ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimit.
Seanca nis prej orës 10:00 dhe interesimi për këtë zhvillim është goxha i madh si për nga numri i vizitorëve ashtu edhe për nga numri i përfaqësuesve të mediave që do ta përcjellin këtë ngjarje.
Me këtë rast, Gjykata e Hagës njofton policia holandeze do të jetë e pranishme jashtë ndërtesës.
“Ju lutem vini re se për shkak të numrit të madh të vizitorëve dhe përfaqësuesve të medias që do të ndjekin seancën, mund të duhet njëfarë kohe për të hyrë në ndërtesë. Sikurse mund ta dini, në media është raportuar se është bërë thirrje për mobilizimin e një numri të madh njerëzish për të udhëtuar për në Hagë më 15 dhe 16 shtator 2026. Ju informojmë se policia holandeze do të jetë e pranishme jashtë ndërtesës”, thuhet në njoftim.

