Koloneli Dede Prenga, në një intervistë për emisionin “War Report”, e ka cilësuar takimin Trump-Putin në Alaskë si një hap të rëndësishëm drejt uljes së tensioneve dhe hapjes së rrugës për negociata.
Sipas tij, të dyja palët kanë shprehur vullnetin për paqe, ndërsa mbeten çështje problematike që kërkojnë zgjidhje.
Prenga theksoi se ulja e toneve dhe përjashtimi i dy kryeqendrave nga retorika e konfliktit përbëjnë hapa pozitivë të mbështetur edhe nga BE-ja dhe diplomacitë ndërkombëtare.
Ndërkohë, ai vlerësoi se konflikti po zhvendoset gjithnjë e më shumë nga fronti i luftës drejt intensifikimit të sulmeve hibride në Rusi dhe Ukrainë.
”Biseda e parë që u bë në Alaskë nga Trump dhe Putin jane vendosur disa piketa, ku më pas vijnë gjërat e mëpasshme, tentativat për të pasur negociata mes palëve dhe me ndërmjetësimin e SHBA. Të dyja palët e kanë shprehur që kërkojnë paqe, por pjesa e vetme problematike, është ajo e lirimit. Ulja e toneve dhe rënia dakord, që dy kryeqendrat të përjashtohen. Këto janë hapa pozitivë të zbutjes së klimës dhe të shkuarjes së asaj që kërkojnë të dyja palët, dhe dëshirës së BE dhe të diplomacive në këtë fushë. Tashmë vërtet ka kaluar nga pjesa e frontit, në përdorimin e sulmeve hibride, që janë intesifikuar, si në Rusi ashtu edhe në Ukrainë”, tha koloneli.

