Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Trump: SHBA është e hapur për të rinisur negociatat me Iranin

schedule18:12 - 14 Shtator, 2026

schedule 18:12 - 14 Shtator, 2026

Donald Trump ka thënë se SHBA-të janë “të hapura” për të rinisur negociatat me Iranin, por paralajmëroi se vendimi përfundimtar i takon atij.

Duke postuar në Truth Social, presidenti amerikan tha se Teherani dëshironte të arrinte një marrëveshje paqeje “shpejt dhe me gjithë zemër”.

Uashingtoni dhe Teherani nuk kanë zhvilluar asnjë bisedime kuptimplote për paqe që nga memorandumi i tyre i mirëkuptimit – i nënshkruar më 17 qershor – dhe armëpushimi i tyre u shemb pas më pak se një muaji.

Nuk është hera e parë që Trump ka pretenduar se një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës me Iranin është e arritshme.

Në qershor, Teherani dhe Uashingtoni nënshkruan një memorandum mirëkuptimi që synonte t’i jepte fund armiqësive, por marrëveshja dështoi.

Javët e fundit, palët janë përfshirë në sulme reciproke, për të cilat vëzhguesit thonë se mund të rrezikojnë që ta përshkallëzojnë konfliktin dhe konflikti të kthehet në një luftë në shkallë të plotë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!