Avokatja Krenare Vokshi ka deklaruar se, bazuar në atë që është parë gjatë procesit gjyqësor, provat kanë qenë në favor të ish-krerëve të UÇK-së dhe se vendimi i 16 shtatorit duhet të jetë lirues.
Ajo ka bërë thirrje që qytetarët të jenë të pranishëm duke pritur kthimin e ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa ka vlerësuar se lufta e UÇK-së po politizohet.
“Nëse shohim drejtësinë, kemi parë që të gjitha provat kanë qenë në favor të ish-krerëve të UÇK-së dhe, nëse në të vërtetë një gjykatë mbart drejtësi, vendimi në 16 shtator duhet të jetë lirues. Të gjithë qytetarët duhet të jenë prezentë, duke pritur kthimin e ish-krerëve të UÇK-së.
Lufta është duke u bërë politike, duhet që edhe një herë të dëshmohet, sepse me këtë gjykatë është vënë në pikëpyetje vetë liria e Kosovës. Serbët kanë qenë një popull i huaj në një vend të huaj. Nëse nuk do kemi një aktgjykim lirues, do të ndikonte negativisht.”

