Armando Broja shënoi mbrëmë për Chelsea U-23 në derbin përballë Tottenham Hotspur, duke i dhënë fitoren 0-1 Bluve të Londrës në minutën e 82-të. Goli i sulmuesit të Shpresave ishte shumë i rëndësishëm, pasi e ngjiti Chelsean në krye të Premier League 2.
19 vjeçari shqiptar vazhdon të shkëlqejë në Angli dhe kundër Tottenham, realizoi një supergol. Me numrin 7 mbi shpinë, Broja dukej i pandalshëm në fushë dhe sapo futet brenda zonës, gjuan fort me të djathtën, duke mos i dhënë asnjë shans portierit të Spurs.
Goli i talentit shqiptar është shpërndarë në Tëitter dhe nga faqja zyrtare e Chelsea, e cila ndiqet nga 14 milionë njerëz. Broja ka një të ardhme të ndritur përpara dhe është një ndër sulmuesit shqiptarë më të mirë në qarkullim, edhe pse në një moshë shumë të re./abcnews.al
Armando Broja with the winner as #CFCDEV beat Spurs 1-0 to go ? of the league last night! ? pic.twitter.com/ZM6mUvvaZa
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 7, 2020