Ndërsa sesioni i ri parlamentar ka nisur tashmë, e ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA në Tiranë, Nancy Van Horn zhvilloi këtë të hënë një takim në zyrën e kreut te Kuvendit, Niko Peleshi.
Van Horn është parë të mbërrijë rreth orës 11:30 në ambjentet e kryesisë së Kuvendit, ku është pritur në një takim nga kryeparlamentari Peleshi.

