Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Vendimi i 16 shtatorit për ish-krerët e UÇK, ambasada amerikane thirrje: Shmangni lëvizjet pranë demonstratave

schedule11:05 - 14 Shtator, 2026

schedule 11:05 - 14 Shtator, 2026

KOSOVË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka paralajmëruar stafin e saj që të shmangë lëvizjet pranë zonave ku janë paralajmëruar demonstrata të mërkurën, më 16 shtator, në ditën kur pritet të shpallet vendimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Në njoftim ambasada bën të ditur se disa organizata po planifikojnë demonstrata të mëdha në qendër të Prishtinës, por edhe në qytete të tjera kryesore të Kosovës.

Sipas paralajmërimit, protestat mund të sjellin grumbullime të mëdha njerëzish, bllokime rrugësh dhe probleme të konsiderueshme në qarkullimin rrugor.

Ambasada u ka rekomanduar stafit të kufizojë lëvizjet në zonat përreth vendbanimeve dhe të shmangë udhëtimet drejt vendeve të punës apo shkollave, nëse itinerari kalon nëpër zonat ku priten demonstrata.

“Personeli i qeverisë së SHBA-së është këshilluar t’i shmangë të gjitha udhëtimet e panevojshme në afërsi të demonstratave dhe të mos i dërgojë fëmijët në shkollë më 16 shtator, për shkak të mundësisë së çrregullimeve në trafik”, thuhet në njoftim.

Pavarësisht paralajmërimeve, Ambasada amerikane në Prishtinë do të jetë e hapur më 16 shtator, ndërsa shërbimet konsullore do të ofrohen në mënyrë të kufizuar.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!