Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Nis viti i ri shkollor/ Rama uron nxënësit: Shkollat e rilindura me kushte dhe standarde të reja

schedule08:08 - 14 Shtator, 2026

schedule 08:08 - 14 Shtator, 2026

TIRANË– Këtë të hënë ka nisur në të gjithë vendin viti i ri shkollor 2026-2027. Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një urim për nxënësit, mësuesit, drejtuesit e shkollave dhe prindërit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama uroi një vit të mbarë shkollor për të gjithë ata që nisin sot një tjetër vit të procesit arsimor.

“Mirëmëngjes dhe me urimin për një vit të mbarë shkollor nxënësve, mësuesve, drejtuesve të shkollave, e padyshim edhe vetë prindërve që sot nisin fëmijët në shkollë, ju uroj të gjithëve një javë sa më të mirë”, shkruan kryeministri.

Në shënimin e tij, Rama ka publikuar gjithashtu pamje nga disa prej shkollave që, sipas tij, janë “rilindur” këtë vit.

“Disa prej shkollave të rilindura këtë vit, me kushte dhe standarde të reja për nxënësit dhe mësuesit”, shprehet ai.

Viti i ri shkollor 2026-2027 nis me rikthimin e nxënësve në bankat e shkollës, ndërsa fokusi i institucioneve është vendosur edhe te përmirësimi i infrastrukturës dhe kushteve në institucionet arsimore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!