Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Negociata të reja SHBA-Rusi-Ukrainë? Kremlini: Nuk e përjashtojmë një mundësi të tillë

schedule22:47 - 13 Shtator, 2026

schedule 22:47 - 13 Shtator, 2026

Kremlini nuk e përjashton mundësinë e zhvillimit të një raundi të ri negociatash trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, me mundësinë që bisedimet të zhvillohen edhe gjatë muajit tetor.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u shpreh se Moska e konsideron të mundshme një takim të ri në të ardhmen e afërt.

“Ne nuk e përjashtojmë një mundësi të tillë; po flasim për të ardhmen e parashikueshme”, deklaroi Peskov.

Deklarata vjen në një kohë kur Uashingtoni po intensifikon përpjekjet diplomatike për të rikthyer në tryezën e bisedimeve Rusinë dhe Ukrainën. Raundet e mëparshme të negociatave nuk kanë prodhuar ende një përparim të rëndësishëm drejt përfundimit të konfliktit.

Gjatë javëve të fundit, negociatorë amerikanë kanë zhvilluar kontakte në Kiev dhe Moskë, në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një rrugë drejt një marrëveshjeje.

Edhe presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar komunikime me presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa administrata amerikane vijon përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!