Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Triumf “real” mes protestës/ Madrilenët ia dalin 4-1 në La Liga, Rayo nuk reziston dot

schedule13:44 - 13 Shtator, 2026

schedule 13:44 - 13 Shtator, 2026

Natyrisht që pakënaqësia ishte e mbartur.

Publiku në “Santiago Bernabeu” nuk është nga ata që kënaqet me dy apo tre gola në 45 minuta të një ndeshjeje, dhe nuk e harron lehtë një sezon pa trofe, apo një sfidë të humbur.

Këtë mentalitet të tifozëve e ndeshën yjet e Realit, ndërsa dhanë spektakël në pjesën e parë të duelit në La Ligë ndaj Rajo Vajekanos.

Në sytë e rreth 83 000 spektatorëve, Kilian Mbape u kthye në formë me golin në 14’ me penallti, Alvaro Karreras shënoi të dytin tre minuta më pas, ndërsa Xhud Belingham rrumbullakosi shifrat 3-0 para pushimit.

Kjo në vetëm 35 minuta të derbit të vogël të kryeqytetit. Gjithsesi, pjesa e dytë ishte histori tjetër.

Madrilenët e Zhoze Murinjos dolën disi të vetëkënaqur dhe e ulën ritmin, ndërsa Vajekano shkurtoi shifrat në 51’.

Kaq u desh dhe në “Bernabeu” nisi një vërshëllimë e fuqishme, edhe për shkak të humbjes në fushën e Betisit në kampionat një javë më parë, që dëmton jo pak shanset për titull në garën e përjetshme me Barcelonën.

Murinjo aktivizoi turkun e ri, Arda Gyler, dhe 21-vjeçari ndryshoi “muzikën” në stadium. Klasi i tij solli brohoritje dhe mjaftuan 23 minuta që të cilësohej ndoshta si më I miri.

E shkruan qartë e përditshmja “Marka”: Gyler I ndryshon fytyrën Madridit! Turku I jep fund vërshëllimave në “Bernabeu” për nisjen e keqe të pjesës së dytë! Mbappe shënoi për 4-1 në minutën e parë shtesë, dhe Reali ka tani 12 pikë në 5 ndeshje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!