Dita e diel do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm. Reshje të dobëta deri mesatare do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit.
Temperaturat maksimale të ajrit pritet të arrijnë 24-29 gradë Celsius.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe zonat malore deri e fortë.

