Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ti do lëng karrote e di unë”, Rama dhe Veliaj batuta me klarinetistin e pastrehë

schedule15:55 - 7 Janar, 2020

schedule 15:55 - 7 Janar, 2020

Kryeministri Rama ishte sot në banesën e Bedri Shkallës, në Farkë e cila u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

I shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës , Erion Veliaj ai gjatë vizitës ka bërë me dije se pas vendimit për të ndërtuar qyteza të reja, banorët do të zhvendosen ndërsa toka do i ngelet. Por kjo nuk do të ndodhë me të gjithë pasi aty ku ka disa banesa të dëmtuara shtëpitë do të ndërtohen aty.

Ndërkaq, edhe këtë herë Rama nuk ka kursyer batutat me kryefamiljarin, i cili dikur ka ushtruar profesionin si klarinetist. Për ta mikpritur, familjarët i ofruan kryeministrit një gotë raki ,ndërsa Rama kujtoi të atin e ndjerë Kristaq Rama.



“Jo raki, na shkatërruat me këtë raki mor burrë, se jemi në punë. Ne tironsit nuk e kemi dhe rakinë e mirë. Thoshte një mik i babës tem, nga jugu, ndjesë pastë: Me rakinë e tiransve, ne andej lajmë xhamat! E kemi ujë domethënë.

Po unë si katunar nga Tirana që jam nuk e gjykoj rakinë tonë”, tha me humor Rama.

Ndërsa më tej gjatë bisedës, kryeministri nuk la pa “thumbuar” edhe kryebashkiakun Veliaj me lëngun e frutave.

Pjesë nga batutat:

Rama: Ti do lëng karrote e di unë, do të rritesh…

Veliaj: Ta shtoftë zoti humorin, se ti në ditë të këqija qenke me humor

Rama: Vazhon i bie asaj mrrokëllës ti, ku e ke? (pyet kryefamiljarin)

Bedri Shkalla: Te vëllai e kam.

Veliaj: E pyeta para se të vije, më tha e kam lënë të vëllai se nuk e merr zanatin çuni.

Bedri Shkalla: Cuni më thoshte nuk e mar zanatin se është zanat jevgjish.

Rama: Ky i bardhi këtu thoshte ëë…

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!