Bashkia Vlorë, në bashkëpunim me Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit dhe Policinë Bashkiake, ka zhvilluar një aksion në lagjen 24, ku janë prishur 6 objekte shërbimi dhe struktura rrethuese.
Objektet ishin ndërtuar mbi kanalin kullues të Naunkës dhe pengonin rrjedhjen e lirë të ujërave. Ndërhyrja është kryer me qëllim hapjen dhe pastrimin e kanalit, si dhe shmangien e problematikave nga bllokimi i tij gjatë reshjeve.
Aksioni do të vijojë edhe në zona të tjera ku ndërtime të tilla pengojnë funksionimin e kanaleve kulluese dhe rrezikojnë krijimin e përmbytjeve.

