Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Nuk do kemi Bord Transparence”, ministrja Ibrahimaj: Vijojmë politikat për subvencionimin e naftës

schedule10:48 - 11 Shtator, 2026

schedule 10:48 - 11 Shtator, 2026

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj thotë se nuk do të ngrihet Bordi i Transparencën, lidhur me çmimin e naftës.

Pas mbledhjes së qeverisë, Ibrahimaj u shpreh se do të vijohen për subvencionimin e naftës për transportin publike, në mënyrë që mos të ketë kosto shtesë për qytetarët.

Ibrahimaj shtoi se Bordi i Transparencës është një mekanizëm për periudha afatshkurtra.

“Kemi marrë vendim me ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës, për të vazhduar politikat e subvencionimit për naftën, për periudhën e pambuluar. Synojmë të mos kemi kosto shtesë për qytetarët. Jemi duke u kujdesur për çmimet, do të ndërtojmë pasqyrë të çmimeve të konsumit, me qëllim që të nxisim konkurrencën dhe të japim transparencë për qytetarët. Duke qenë se konflikti në Lindjen e Mesme, duket sikur do zgjasë, Bordi i Transparencës është mekanizëm për periudhë afatshkurtër. Edhe FMN na ka këshilluar që ndërhyrje të tilla të jenë të përkohshme. Ne do merremi me ushqimet, do subvencionojmë transportin publik”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!