Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Papunësia zbret në 8.3 përqind/ INSTAT: Shërbimet udhëheqin punësimin, tkurret për bujqësinë

schedule14:43 - 10 Shtator, 2026

schedule 14:43 - 10 Shtator, 2026

Papunësia ka vijuar uljen  në Shqiperi. Sipas të dhënave të INSTAT, tregu i punës është përmirësuar në fund të qershorit ndërsa papunësia regjistroi nivelin 8.3% nga 8.6% që ishte një vit më parë.

Po ashtu papunësia është ulur edhe nëse e krahasojmë me tremujorin e parë .

Ndikimin kryesor në uljen e papunësisë e ka dhënë sidomos sektori i shërbimeve i cili lidhet direkt me turizmin. Ky sektor vijon të konfirmohet një prej shtyllave kryesore të ekonomisë shqiptare.

Shërbimet kanë  vijuar të zgjerojnë punësimin, duke regjistruar një rritje prej 4.2% në një vit. Nëse krahasimi bëhet me tremujorin e mëparshëm, shërbimet kanë udhëhequr rritjen, me 1.8%.

Ndërkohë që sektorët e tjerë  si bujqësia dhe industria kanë pasur rënie të numrit të punësuarve.

Po ashtu, sipas INSTAT edhe pagat kanë shënuar rritje në tremujorin e dytë.

Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në vend ishte  mbi 92. Mijë lekë. duke u  rritur me 9,8 %.

Aktivitetet ekonomike me pagë më të lartë se mesatarja kombëtare janë: Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit, të cilët marin një pagesë prej 187.2 mijë  lekësh ndjekur nga Informacioni dhe Komunikacioni, me pagë mesatare 143.5 mijë  lekë. Rritja më e lartë e pagës mesatare është shënuar në aktivitetin “Ndërtim”, me mbi 22 % e lidhur kjo edhe me aksionin e administratës tatimore për uljen e nëndeklarimit të pagës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!