Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Programi i ri i strehimit, Rama: 7 mijë banesa do jepen në Tiranë në vitin 2027

schedule14:25 - 10 Shtator, 2026

schedule 14:25 - 10 Shtator, 2026

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në eventin për prezantimin e Programit Kombëtar të Strehimit për Shqipërinë, Rilindja 2.0.

Rama tha se me Bashkinë e Tiranës do finalizohet plani për t’i dhënë fund historisë së rindërtimit, nga Kombinati, te 5 maji dhe kudo tjetër.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë deklaroi se deri në vitin 2027, në Tiranë do të jepen 7 mijë banesa për strehim.

“Himara është bashkia e dytë më e pasur e Shqipërisë, në aspektin e të ardhurave Taksat. Himara i mbledh taksat, por nuk ka nevojë për strehim. Paratë e 3 përqindshit janë atje. Himara ka nevojë për të tjera gjëra. 3 përqindëshi do jetë pjesë përbërëse e fondit kombëtar të strehimit. Bashkitë do bashkëpunojnë me entin e banesave që do kthehet në kompani publike. Nuk do bëjë tendera, por do bëjë partneritete, do investojë. Ne do ecim drejt dhe do shohim vetëm përpara. Fondi kombëtar do ketë 3 përqindshit do ketë fondet e BE. Formula 30, 40, 30 pra, 30 sociale, 40 i përballueshëm dhe 30 për të gjeneruar para, do udhëheqë çdo proces ndërtimi dhe rindërtimi. Me Bashkinë e Tiranës do finalizojmë planin për t’i dhënë fund historisë së rindërtimit, nga Kombinati, te 5 maji dhe kudo tjetër.

Që kur bashkisë iu pre koka, unë mendoj që viktimat e para dhe më të pafajshme të kësaj kokëprerje, nuk ka asnjë rast Këshilli i Europës, heqja e kokës dhe eksperimenti social i drejtimit të kryeqytetit pa kokë,  ka sjellë shumë viktima. Kategoritë sociale në Tiranë, sidomos familjeve që presin t’iu jepet çelësi, pas tërmetit. Eksperiment i rëndë dhe i dështuar. Parkimet, është pjesë e politikës. Janë 5 grupe strategjike që do adresohen në mënyrë strategjike, po ashtu edhe një stop social. Këto që thashë, jo zotime për zgjedhje, por piketa të programit kombëtar. Së shpejti do të publikohen edhe thirrjet për përgatitjet e kujtdo që është i interesuar të hyjë në këtë proces. 4 mijë çelësat e njërit program dhe 3 mijë çelësat e programit tjetër, bëjnë 7 mijë çelësa për vitin 2027”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!