Nuk ishte hera e parë, dhe vështirë të jetë e fundit. Një tjetër nderim për ish-komandantin e ushtrisë së Republikës Serbe në Bosnje, Ratko Mladiç, rrezikon ndëshkim të ri, edhe më të ashpër për Crvena Zvezdën, por edhe për Federatën Serbe të Futbollit, pas një ankese të veçantë të bërë në UEFA.
Siç raportojnë mediat boshnjake, kjo ankesë është bërë nga Shoqata e Viktimave dhe dëshmitarëve të gjenocidit, dhe Shoqata e Nënave të Srebrenicës e Zhepës, të cilave iu janë bashkuar edhe shoqata të tjera nën emrin “Bota për Bosnjën”.
Në stadiumin “Rajko Mitiç” u nderua me një minutë heshtje gjenerali që vdiq në burgun e Hagës për atë që u cilësua gjenocid nga Kombet e Bashkuara, dhe në të cilin sipas të dhënave zyrtare humbën jetën 8 372 boshnjakë në Srebrenicë.
Zemërimi më I madh I shoqatave nga Sarajeva dhe diaspora boshnjake ishte sidomos për një banderolë ku shkruhej “Drejtimi nga Potoçari”, e cila ishte parulla me të cilën u kryen krimet në Srebrenicë.
Siç theksohet në ankesën e tyre në UEFA, kjo është me këtë shprehje bëhet thirrje për përsëritje të krimeve.
Ende nuk dihet sesi do të reagojë UEFA, por parashikimet janë për ndëshkim të ashpër të Crvena Zvezdës, Federatës Serbe, por edhe klubit Borac të kryeqytetit të Republikës Serbe, Banja Luka.
Nderimet në stadium pasuan nderimet që iu bënë Mladiçit në Beograd, ku u varros me ceremoni solemne dhe me prani të përfaqësuesve të lartë shtetërorë.

