Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Trageti merr flakë në Filipine, të paktën 5 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

schedule09:46 - 10 Shtator, 2026

schedule 09:46 - 10 Shtator, 2026

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një zjarri që përfshiu një traget pasagjerësh në brigjet perëndimore të Filipineve.

Ngjarja ndodhi në tragetin MV June Aster, pranë komunës Coron, në provincën Palawan. Sipas rojës bregdetare filipinase, deri tani janë shpëtuar 43 persona.

Në traget ndodheshin gjithsej 134 persona, përfshirë 117 pasagjerë dhe 17 anëtarë të ekuipazhit.

Zjarri nisi ndërsa trageti po i afrohej destinacionit të tij, dhe vazhdoi gjatë gjithë natës përpara se të shuhej.

Shkaku i zjarrit ende nuk dihet.

Një nga të mbijetuarit deklaroi se flakët mund të kenë nisur në hapësirën e ngarkesave.

Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon, me pjesëmarrjen e rojes bregdetare, ushtrisë, anijeve të tjera qeveritare, peshkatarëve dhe vullnetarëve.

Por, kushtet e këqija atmosferike dhe dallgët e mëdha e kanë vështirësuar operacionin.

Trageti fillimisht ndodhej rreth 7.4 kilometra nga Turda, por rrymat e forta detare e larguan më tej nga bregu.

Autoritetet u kanë bërë thirrje anijeve në zonë të jenë në gatishmëri dhe të raportojnë çdo pasagjer që mund të jetë gjetur në det ose të ketë dalë në breg.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!