Parlamenti Europian i njeh statusin e eurodeputetit liderit katalanas pro pavarësisë, Oriol Junkueras. Politikani aktualisht ndodhet në burg në Spanjë ku vuan dënimin prej 13 vitesh, dhe ku statusi i tij është ende i paqartë dhe në pritje të një resolute.
Parlamenti Europian konfirmoi gjithashtu se edhe Çarls Puixhdemon dhe Toni Komin, aktualisht në arrati në Belgjikë, janë deputetë europianë duke marrë një ditë më parë zyrtarisht, titujt përkatës.
Gjatë seancës parlamentare të ardhshme Parlamenti Europian do të mbajë shënim zyrtarisht statusin e tyre.
Vendimi i Parlamentit Europian vjen pas vendimit të Gjykatës Europiane që në muajin dhjetor të vitit që lamë pas vendosi se imuniteti parlamentar përfitohet pas shpalljes së rezultateve zyrtare të zgjedhjeve.
Me anë të një mesazhi në “Twiter”, Oriol Junkueras u shpreh se nuk kishte çfarë të shtonte tjetër, dhe pse nuk është e qartë se si do e mbulojë rolin e tij në Parlamentin Europian. Në Spanjë Këshilli Qendror Zgjedhor vendosi se Junkueras nuk mund të ushtrojë mandatin e tij./abcnews.al