Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Superjahti i pronarit të Manchester City ankorohet në Portin e Durrësit

schedule09:37 - 9 Shtator, 2026

schedule 09:37 - 9 Shtator, 2026

Superjahti A+, ish-Topaz, në pronësi të Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan, anëtar i familjes mbretërore të Abu Dhabit dhe pronar i Manchester City, është ankoruar në Portin e Durrësit.

Jahti, së bashku me anijen mbështetëse M2, pritet të furnizohet me rreth 700 mijë litra naftë. Nga ky furnizim, përmes taksës direkte të luksit prej 0.40 euro për litër, buxheti i shtetit do të përfitojë rreth 280 mijë euro.

Furnizimet me karburant të mjeteve luksoze në portet shqiptare kanë sjellë të ardhura të konsiderueshme për shtetin. Vetëm gjatë vitit 2025, taksa e luksit nga furnizimet me naftë në portet e Republikës së Shqipërisë i solli buxhetit të shtetit mbi 12 milionë euro.

Mbërritja e një prej superjahteve më të njohura në botë në Portin e Durrësit sjell kështu jo vetëm aktivitet ekonomik për portin dhe operatorët vendas, por edhe qindra mijëra euro të ardhura direkte për buxhetin e shtetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!