Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Jemi në një pozitë ku e kemi fituar imazhin e turizmit”/ Sefa: E rëndësishme të tërheqim turistë cilësorë

schedule22:25 - 7 Shtator, 2026

schedule 22:25 - 7 Shtator, 2026

Eksperti i ekonomisë, Ergis Sefa thotë se Shqipëria është një pozitë, ku e ka fituar imazhin sa i takon turizmit.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Sefa u shpreh se në vendin tonë, 15-20 përqind e turistëve vijnë të organizuar me paketa turistike.

Sipas Sefës, e rëndësishme është që të kemi turistë cilësorë.

“Shqipëria është në një pozitë, që e kemi fituar imazhin e turizmit. Ne, luftën e imazhit, që dikur e vuanim shumë, e kemi fituar. Jemi në tavanin e këtij lloj modeli, të turizmit masiv. 15-20 përqind janë turistë të organizuar, që vijnë me paketa. Vetëm përmes turizmit të organizuar, me paketa, mund të shkojmë drejt rritjes së mirëqënies. Shpenzimet mesatare të një turisti në ditë, janë 110 euro, bashkë me akomodimin. Lufta ndaj informalitetit, do ishte thelbësore në këtë moment për ta transformuar turizmin”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!