“Marka” e Madridit duhet të shpallet kampione për titujt. E përditshmja e kryeqytetit, edhe pse anon natyrshëm nga Reali e disi nga Atletiko, nuk ia hëngri aspak hakun Barcelonës pas triumfit të madh në fushën e Valencias.
Në stadiumin “Mestaja”, me temperaturën 34 gradë në lojë e sipër dhe me ultrasit vendas kundër presidentit e drejtuesve të klubit, katalanasit bënë një tjetër deklaratë force që tronditi La Ligën, e padyshim paralajmëroi edhe Europën.
Po vjen Barça e madhe, siç e tregoi fitorja 5-0 dhe loja në terren.
Lamin Jamal shënoi një gol të madh, pastaj Fermin Lopez, kapiteni Rafinja, Pedri dhe sërish Lamin Jamal.
Siç komenton “Marka”, në nisje të sezonit u mendua se ekipi “blaugrana” do të ndjente largimin e tre yjeve të sulmit si Levandovski, Ferran Torres që shënoi golin në finalen e Botërorit, dhe Rashford.
Po ashtu, Hulian Alvarez nuk erdhi dot nga Atletiko.
Gjithsesi, Barcelona është kampione e golave me 17 të tillë në 4 javë, më shumë se 4 rrjeta për ndeshje.
Tridhëmbëshi Lamin-Rafinja-Fermin është i shkëlqyer dhe dominimi në “Mestaja” ishte I plotë.
Shtatëdhjetë për qind mbajtje topi, 25 gjuajtje, 9 në portë, ndaj vetëm 2 të vendasve.
“La Liga i duket e vogël kësaj Barçe, – shkruan “Marka” nga Madridi, me foton e Lamin Jamalit në krye të faqes, – Të besuarit e Flikut shkëputen në krye!”
“El Mundo Deportivo” nga Katalonja ka titull më telegrafik: 0-5! Barça harbohet me gola dhe argëtohet në një “Mestajë” apokaliptik!
Katalanasit e trajnerit Hansi Flik janë shumë më të pjekur sesa vjet, ndërsa Rodri luajti ndeshjen e parë si titullar.
Kapiteni I Spanjës I bën edhe më seriozë dhe pretendentë për kampionatin dhe Championsin.
Barça kryeson me 12 pikë të plota, ndërsa Reali ka 9.

