Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Asllani debuton me gol/ Ylli kuqezi e nis siç duhet në Emiratet e Bashkuara Arabe

schedule14:30 - 6 Shtator, 2026

schedule 14:30 - 6 Shtator, 2026

Besimin tek vetja nuk e ka në nivelet më të larta, por shpresa mbetet.

Kristian Asllani i bëri nisjen e duhur karrierës së tij në Lindjen e Mesme duke shënuar në debutim.

Mesfushori i kombëtares shqiptare ishte në stol në startin e duelit që ekipi i tij, Al Xhazira, e luajti në fushën e rivalit Shabab Al Ahli, në ligën e Emirateve të Bashkuara Arabe, por pastaj u aktivizua dhe shënoi.

Ylli kuqezi hyri në fushë në minutën e 64-ët, ndërsa Al Xhazira kryesonte 2-1, dhe menjëherë ra në sy.

Pati mundësi për të realizuar më shpejt, vetëm 6 minuta pasi shkeli në terren, por nuk ia doli.

Gjithsesi, nuk u dorëzua dhe kurorëzoi përpjekjet e tij dhe të skuadrës në minutën e dytë shtesë.

Ishte rrjeta për 3-1, pra fitora u vulos përfundimisht.

Natyrisht, 24-vjeçari nuk po luan në nivelet më të larta të mundshme.

Liga Profesioniste e Emirateve të Bashkuara Arabe as nuk mund t’i afrohet Serisë A, ku ai përfaqësoi Empolin dhe Interin, e po ashtu nuk krahasohet dot me Superligën e Turqisë, ku Asllani ishte me fanelën e Beshiktashit.

Për fat të keq, Interi ka kërkuar shumë për kartonin e tij, minimalisht 6 apo 7 milionë euro, dhe kjo I ka prishur punë.

Rëndësi ka që karriera ka rinisur siç duhet dhe ai mundet që të kthehet një ditë në Europë, ose duke bindur Interin, ose duke mos qenë më lojtar zikaltër.

Për momentin, shpreson të fitojë titullin, pasi Al Xhazira është në vend të parë me 12 pikë të plota në 4 javë, ashtu si edhe Al Ain./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!