Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Konflikti i biznesmenëve te ‘Regina Palm’ në Vlorë, pritet masa e sigurisë për të arrestuarit

schedule12:21 - 6 Shtator, 2026

schedule 12:21 - 6 Shtator, 2026

Dalin sot për masat e sigurisë në Gjykatën e Vlorës personat e arrestuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në “Regina Palm”, në Orikum.

Në Gjykatën e Vlorës pritet të dalin për t’u njohur me masën e sigurisë Anxhelo Breshani dhe Blerim Heta.

Ndërkohë, për tre të arrestuarit e tjerë, Luan Muça, Klaudjo Lleshaj dhe Madrit Lleshaj, masa e sigurisë do të jepet në Tiranë, pasi ndodhen në ambientet e spitalit në Tiranë. Mësohet se çështja ka kaluar te Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë Vlorë.

Më 3 shtator, biznesmeni Vasil Bedinaj është kërcënuar nga një grup personash të armatosur në ambientet e hotelit të tij në Orikum të Vlorës.

Autorët e dyshuar, që kanë shkuar me disa mjete, kanë hyrë brenda hotelit të Bedinajt dhe i kanë kërkuar shumën prej 5 milionë eurosh.

Pasi biznesmeni ka kundërshtuar, autorët e kanë kërcënuar dhe më pas janë përplasur fizikisht. Nga agresorët, në hotelin e Bedinajt, është qëlluar në ajër me armë.

Ka qenë vetë Bedinaj që ka njoftuar policinë, duke thënë se persona të armatosur e kishin sulmuar dhe konfliktoheshin me të.

Gjatë marrjes në pyetje, ai ka deklaruar se është kërcënuar nga Luan Muça dhe Madrid Lleshaj, të cilët i kanë kërkuar një shumë prej 5 milionë eurosh ose largim brenda 48 orëve nga Shqipëria./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!