Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Protesta masive në Kroaci, qytetarët kërkojnë pastrimin e një landfilli me mbetje të rrezikshme

schedule10:49 - 6 Shtator, 2026

schedule 10:49 - 6 Shtator, 2026

Mijëra protestues marshuan të shtunën në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, duke kërkuar nga qeveria ndërhyrje urgjente për pastrimin e një landfilli të paligjshëm me mbetje të rrezikshme.

Protesta ishte një nga më të mëdhatë që Kroacia ka parë në vitet e fundit dhe u zhvillua në një klimë në rritje pakënaqësie ndaj autoriteteve.

Shkak është bërë vonesa prej muajsh në largimin e më shumë se 30 mijë tonëve mbetje, mes tyre materiale mjekësore dhe industriale, të groposura pranë qytetit Gospic, në rajonin malor të Likës.

Protestuesit akuzojnë qeverinë konservatore të kryeministrit Andrej Plenkovic për neglizhencë, ndërsa opozita e ka shndërruar çështjen edhe në një akuzë më të gjerë për korrupsion dhe fshehje të përmasave reale të ndotjes.

Në shkurt, policia kroate, në bashkëpunim me Europol, arrestoi 13 persona të dyshuar për importimin dhe depozitimin e paligjshëm të mbetjeve.

Sipas hetuesve, mbetjet ishin sjellë nga vende të tjera të Bashkimit Evropian që prej vitit 2023 dhe skema dyshohet se kishte gjeneruar më shumë se 4 milionë dollarë për personat e përfshirë.

Kryeministri Plenkovic vizitoi zonën javën e kaluar dhe deklaroi se qeveria kishte përzgjedhur një kompani që do të nisë largimin e mbetjeve, duke e cilësuar këtë si fazën e parë të procesit të pastrimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!