Një operacion i jashtëzakonshëm shpëtimi është zhvilluar në Nepal, ku një tjetër punëtor është nxjerrë i gjallë nga një tunel nëntokësor, 10 ditë pasi përmbytjet shkatërruese goditën vendin.
Dy punëtorët e parë u shpëtuan disa orë më herët nga i njëjti tunel, në një operacion të cilësuar ndër më të vështirët që prej nisjes së emergjencës.
Punëtorët ndodheshin rreth 180 metra nën sipërfaqe, në tunelin e një projekti hidroelektrik, i cili ishte përmbytur dhe bllokuar nga tonelata baltë dhe mbeturina.

Ekipet e shpëtimit u detyruan të hapnin një kalim të posaçëm, duke shpuar një bosht dhe duke përdorur edhe shpërthime të kontrolluara për të larguar pengesat.
Operacioni u vështirësua nga hapësira e kufizuar, prania e ujit dhe paqëndrueshmëria e strukturave brenda tunelit.
Ndërkohë, autoritetet raportuan edhe shpëtimin e një gruaje nga një banesë e përmbytur në rajonin Nuwakot, një prej zonave më të goditura.
11 DAYS TRAPPED. 64-YEAR-OLD WOMAN RESCUED ALIVE!
Chandika Shrestha was rescued from the 4th floor of her flooded home in Vetravati, Nuwakot, on the 11th day.
Nepal’s Armed Police Force airlifted her to Kathmandu for urgent medical care. 🙏 pic.twitter.com/nQS5AeXQmd
— Subodh Kumar (@kumarsubodh_) September 5, 2026

