Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Gjirokastër/ Shuhet plotësisht zjarri në fshatin Picar, situata nën kontroll

schedule21:18 - 4 Shtator, 2026

schedule 21:18 - 4 Shtator, 2026

Zjarri që përfshiu një zonë në fshatin Picar të Gjirokastrës është vënë nën kontroll dhe është shuar plotësisht.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe punës së efektivëve, zjarri u neutralizua dhe u shua plotësisht në orën 21:00, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të tij.

Në operacionin për shuarjen e zjarrit morën pjesë: 13 zjarrfikës; 3 punonjës me kontratë të përkohshme; 2 automjete zjarrfikëse dhe 1 automjet mbështetës.

Fatmirësisht, nga zjarri nuk pati persona të lënduar dhe as dëme materiale.

Pas përfundimit të operacionit, një grup zjarrfikësish do të qëndrojë në terren për të monitoruar zonën dhe për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm të vatrës së zjarrit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!