Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Ngërçi politik në Kosovë/ Hoxhaj: Kurti ka bërë “puç kushtetues”, PDK do ta dërgojë çështjen në Kushtetuese

schedule08:49 - 4 Shtator, 2026

schedule 08:49 - 4 Shtator, 2026

Përplasja politike në Kosovë po zhvendoset edhe në Gjykatën Kushtetuese. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për atë që e cilëson si “puç kushtetues”, duke paralajmëruar se PDK-ja do t’i kontestojë në Kushtetuese veprimet e fundit institucionale.

Në një deklaratë për mediat në Prishtinë, Hoxhaj tha se Kosova nuk ndodhet më në një situatë normale demokratike dhe se, sipas tij, rikthimi i rendit kushtetues duhet të nisë me konstituimin e Kuvendit.

“Zoti Kurti në këto katër javët e fundit ka bërë një puç kushtetues, të cilin ne do ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese”, tha Hoxhaj.

Sipas deputetit të PDK-së, zgjedhja e presidentit është fazë e mëvonshme dhe nuk duhet të lidhet me procesin e konstituimit të Kuvendit. Hoxhaj akuzoi Kurtin se ka cenuar funksionimin demokratik të institucioneve dhe përfaqësimin politik në vend, duke kërkuar që Kuvendi të konstituohet sa më shpejt. Ai paralajmëroi gjithashtu se PDK-ja do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për disa procese institucionale.

“Ne do ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese edhe konstituimin e Kuvendit, edhe formimin e Qeverisë, edhe presidentin e ardhshëm”, deklaroi Hoxhaj.

Deputeti i PDK-së tha se partia e tij nuk do t’i nënshtrohet Kurtit dhe e akuzoi atë për mungesë vullneti për dialog politik dhe për arritjen e marrëveshjeve mes partive. Hoxhaj e përshkroi situatën aktuale si një cenim të rendit kushtetues, duke këmbëngulur se zgjidhja duhet të nisë me funksionalizimin e Kuvendit dhe më pas me formimin e institucioneve të tjera të vendit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!