Theophilus Solomon u afrua në verë te Partizani dhe prej tij pritej shumë. Gjithsesi sulmuesi nigerian ka shënuar vetëm dy gola, në fitoret me Flamurtarin dhe në derbi me Tiranën. Një dëmtim e penalizoi 24-vjeccarin, i cili pas rikthimit humbi formacionin.
Gjërat në kampin e kuq kanë ndryshuar, pasi në ditët e para të këtij viti u emërua edhe trajneri i ti. Adolfo Sormani do të jetë ai që do të vendosë në vazhdim se kush luan, ndërkohë që ekipi i kuq ndodhet momentalisht në Turqi ku po zhvillon fazën përgatitore.
Solomon, përmes rrjeteve sociale, gjen mundësinë të shprehet dhe në një postim në “Instagram” shkruan: “Mund të tentojnë të të rrëzojnë, të të hedhin poshtë mundin, por e sigurt është që do të kthehem dhe të gjithë do të pyesin veten pse e bënë atë gjë pikësëpari”. Sulmuesi duket i motivuar dhe sikur dikujt do t’ia thotë diçka. Në fakt, gjuha më e mirë do të ishte ajo e golave… /abcnews.al