Një çift në Filipine ka zhvilluar ceremoninë e martesës në një kishë të përmbytur, pavarësisht kushteve të vështira të krijuara nga reshjet e dendura të musonit.
Pamjet tregojnë Lhiane Galang dhe Gilbert Gibo Chico teksa kalojnë nëpër ujërat e përmbytjes, që u arrinin deri në kofshë, për të mbërritur në kishën në Hagonoy, ku zhvilluan ceremoninë e martesës.
Reshjet sezonale më të dendura se zakonisht, kanë shkaktuar rrëshqitje dheu dhe përmbytje të menjëhershme në disa zona të Filipineve.
Sipas raportimeve, bilanci i viktimave nga moti i keq ka arritur në 34 persona, ndërsa autoritetet vijojnë përpjekjet për menaxhimin e situatës dhe pasojave të reshjeve.
Pavarësisht përmbytjeve, çifti vendosi të mos e shtynte ditën e martesës, duke e zhvilluar ceremoninë mes ujërave që kishin pushtuar kishën.

