Biznesmeni Ilir Shtufi, i arrestuar në Greqi për llogari të SPAK, do të qëndrojë në qeli. Gjykata e Posaçme Antikorrupsion nuk pranoi kërkesën e avokatëve mbrojtës të Shtufit për të zbutur masën e sigurisë ndaj tij, duke vendosur vijimin e masës “arrest në burg”.
Mbrojtësit ligjor të Ilir Shtufit argumentuan përpara gjykatës së Ilir Shtufi nuk i është shmangur hetimit dhe se e ka dhënë vetë vendndodhjen e tij në Selanik. Të dy ata, sollën në vëmendje edhe ndryshimin e praktikës unfikuese për paraburgimet nga Gjykata e Lartë.
Ndërsa organi i akuzës kërkoi të lihej në fuqi masa e arrestit në burg, kërkesë që u miratua nga gjyqtare Flojera Davidhi.
Ilir Shtufi u arrestua në muajin qershor në Selanik të Greqisë dhe pritet të kryehen procedurat për ekstradimin e tij drejt shtetit shqiptar, si person që kërkohet nga SPAK për pastrim parash dhe trafik ndërkombëtar droge, pjesë ky i një grupi kriminal.
Ilir Shtufi është biznesmen në fushën e ndërtimit, por jo vetëm, që dyshohet se bashkëpunonte me një grup kriminal duke i pastruar paratë e fituara nga trafiku i drogës.
Ai është ndërtues i disa kullave në Tiranë, mes tyre gradaçelës që do të quhet “Mali i Tiranës”, e cila pritet të jetë 65 kate, 58 kate lart e 7 kate nën tokë e 185 m e lartë. Ai Shtufi ka 91% të aksioneve së kompanisë ndërtuese Nova Construction 2012./abcnews.al

