Ky lloj formati i garanton të papriturat. Është provuar në Angli dhe Gjermani, me sfidat e kupave janë me të ndeshje të vetme, dhe kështu po ndodh në raundet e para të Kupës së Italisë.
Surpriza e radhës është eliminimi i një ekipit tjetër nga Seria A, dhe ky ekip ishte Parma.
Pas Leçes e Lacios, lamtumirën para kohe turneut ia dha që në turin e dytë ekipi emilian, edhe pse luante në shtëpi.
Disfata që nuk mendohej ishte 2-0 nga Kremoneze në stadiumin “Tardini”.
Skuadra e Serisë B, e drejtuar nga trajneri i njohur, Marko Xhampaolo, ka zhgënjyer deri tani në Serinë B me dy humbje të njëpasnjëshme, veçse kupa qenka diçka tjetër.
Ndaj Parmës, lombardët modestë e merituan plotësisht duke luajtur shumë më mirë.
Topi u mbajt thuajse në kohë të barabartë, por Kremoneze pati 6 gjuajtje në portë ndaj vetëm dy të skuadrës së Serisë A.
Në të tetat e finaleve nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi dueli është përcaktuar ndaj Komos, në fushën e surprizës së Serisë A, në fushën e ekipit të trajnerit Fabregas.

