Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Eksplozivi në aeroport, Gjermania akuzon Rusinë/ Droni u zbulua më 4 gusht pranë një avioni ukrainas në Laipcig

schedule19:44 - 1 Shtator, 2026

schedule 19:44 - 1 Shtator, 2026

Qeveria gjermane ka akuzuar zyrtarisht Rusinë këtë të martë duke deklaruar se Moska qëndronte pas përpjekjeve për të kryer një sulm në aeroporin Leipzig/Halle muajin e kaluar përmes një droni me eksploziv.

Droni u gjet në mbrëmjen e 4 gushtit pranë një avioni ukrainas në aeroport. Pajisja u çaktivizua nga autoritetet gjermane, duke parandaluar shpërthimin e saj.

Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, tha se incidenti përputhet me një model të njohur të “operacioneve hibride ruse”. Sipas tij, qeveria gjermane ka arritur në përfundimin se Rusia është përgjegjëse për sulmin hibrid në Leipzig më 4 gusht. Në përgjigje të incidentit, ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, njoftoi se konsullata ruse në Bon do të mbyllet më 18 shtator. Gjithashtu, Gjermania do të anulojë marrëveshjen që mundëson funksionimin e “Russian House”, një qendër kulturore ruse në Berlin.

Aeroporti Leipzig/Halle është një nyje e rëndësishme për transportin ndërkombëtar të mallrave dhe për mbështetjen logjistike ndaj Ukrainës. Në të operojnë rregullisht edhe avionë ukrainas të tipit Antonov.

Aeroporti është gjithashtu bazë e Strategic Airlift International Solution (SALIS) të NATO-s, një mekanizëm që përdoret për transportin ajror të pajisjeve dhe furnizimeve për grupet luftarake të aleancës në krahun lindor, nga Finlanda deri në Rumani, si dhe për misione të vendeve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Incidenti i gushtit nuk është rasti i parë që ngre dyshime për sabotim në këtë aeroport. Në vitin 2024, një pajisje ndezëse shkaktoi zjarr në një qendër logjistike, duke djegur një kontenier mallrash përpara se ai të ngarkohej në një avion transporti. Zyrtarët perëndimorë të sigurisë dyshojnë se ky incident ishte pjesë e një komploti të organizuar nga shërbimet ruse të inteligjencës.

Rusia është akuzuar gjerësisht nga zyrtarë perëndimorë për zhvillimin e një fushate sabotimi dhe ndërhyrjeje në vende të ndryshme të Evropës, me synimin për të dëmtuar mbështetjen perëndimore për Ukrainën dhe për të destabilizuar vendet evropiane.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!