Ka hyrë sot në fuqi rregullorja e re e Gjykatës së Posaccme, një vendim i debatueshëm përsa i përket kufizimeve që i janë bërë përfaqësuesve të mediave, por edhe palëve në proces avokatëve dhe prokurorëve. Krahas kësaj, ndryshime janë bërë edhe në mënyrën e organizimit të brendshëm të Gjykatës së Posaccme.
Duke nisur nga kjo e martë, datë 1 shtator deri në vijim, e gjithë hapësira e GJKKO, përfshirë ambientet e jashtme dhe ato të brenshme janë nën kontrollin e Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit. Më herët, në koridoret e brendshme të kësaj gjykate dhe brenda sallave qëndronin punonjës të policisë së burgjeve.
Këto të fundit tashmë do të lejohen vetëm në sallat e gjyqit, të shoqëruar edhe nga një punonjës i policisë së shtetit, duke forcuar maksimalisht sigurinë në të gjitha ambientet.
Vendimi është marrë nga zëvëndëskryetari Erjon Bani dhe është kritikuar në masë nga organizatat që mbrojnë të drejtën e informimit, pasi cilësohet si censurë ndaj misionit të medias. Gazetarët preken më së shumti nga kjo rregullore.
Gjykata e Posaccme ka vendosur që të mos lejojë palët në proces të futen me aparat celular për të ndjekur proceset gjyqësore, përfshirë edhe gazetarët. Këto të fundit duhet të paraqesin kërkesë paraprake për seancat gjyqësore për të cilat janë të interesuar të ndjekin me kamera.
Gjithashtu, ccdo person që do të futet në gjykatë duhet të paraqesë një dokument fizik, përfshirë edhe gazetarët, në mënyrë që të identifikohen nga Garda e Republikës dhe të lejohen të ndjekin seancat gjyqësore.
Ndryshime ka pësuar edhe pjesëmarrja në procese gjyqësor. Rregullorja e gjykatës thotë se nëse do të publik të interesuar për të marrë pjesë në seanca të caktuara, atëherë kryesuesi i seancës do të përpiqet të bëjë një ndarje të barabartë të personave që do të ulen në karrige, në mënyrë që të ndjekin seancat edhe familjarët e viktimave në proces si dhe përfaqësuesit e medias. Por në këtë rast, aksesi i gazetarëve kufizohet.
Shkalla e parë e gjyqësorit kërkon edhe që gazetarët të akreditohen, instrument ky jo për të kufizuar lirinë e medias thotë GJKKO, por për të ofruar garanci procedurale për ushtrimin e detyrës.
Në një reagim që u përcoll zyrtarisht për mediat të hënën, gjykata e Posaccme bëri një ndryshim të vogël, duke i lejuar avokatëve të mbajnë laptopë me vete. Megjithatë këto të fundit, kundërshtojnë rregulloren për moslejimin e celularit në sallën e gjyqit.
Kreu i Dhomës së Avokatisë Maksim Haxhia kërkon të rishikohen dispozitat e ndryshimit të rregullores, me argumentin se avokatët nuk janë bërë asnjëherë problem në sallat e gjyqit në momentin kur kanë përdorur celularët.
Këto ndryshime pengojnë drejtëpërdrejtë gazetarin të ushtrojë detyrë, ndërsa ky vendim vjen në një kohë kur në Gjykatën e Posaccme rinisin një sërë procesesh të rëndësishme gjyqësore, në mesin e të cilave ai në ngarkim të ish kryeministrit Sali Berisha, ish presidentit Ilir Meta dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj./abcnews.al

