Është shtyrë seanca e shqyrtimit fillestar për rastin e barrikadave të vendosura në veri të Kosovës.
Seanca nuk u zhvillua për shkak të mungesës së të akuzuarit Nenad Orloviç dhe njërit prej avokatëve mbrojtës.
Gjykata ka caktuar seancën e radhës për 15 shtator, në orën 09:00.
Në këtë rast janë të akuzuar Dushan Maksimoviç, Milosh Radosavljeviç, Nemanja Joloviç, Dushan Drobaç, Sërdjan Vuçiniç dhe Nenad Orloviç.
Për dy prej tyre është veçuar proçedura, pasi kanë arritur marrëveshje me Prokurorinë për pranim të fajësisë.
Millosh Radosavljeviq dhe Dushan Dobrac u dënuan përkatësisht me 9 muaj dhe një vit burg.
Sipas akuzës, të pandehurit dyshohet se kanë bllokuar rrugët kryesore në veri të Kosovës me mjete të rënda, përfshirë kamionë.
Barrikadat u vendosën në 10 dhjetor 2022 dhe qëndruan aty për 20 ditë, pas arrestimit të policit serb Dejan Pantiç për sulm ndaj autoriteteve vendase.

