Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Kontrolle të shtuara për çmimet/ Administrata Tatimore konstaton shkelje në supermarkete

schedule12:03 - 31 Gusht, 2026

schedule 12:03 - 31 Gusht, 2026

Për të shmangur abuzimet me çmimet e produkteve ushqimore administrata tatimore ka nisur kontrolle në supërmarketet e Tiranës. Në disa supermarkete ëshët vërejtur se çmimi i paguar në kasë për produktet ishte i ndryshëm nga ai që konsumatori shihte të afishuar në raft.

Po ashtu disa problematika të tjera që u konstatuan ishin mallrat pa faturë tatimore, moslëshimi i faturës tatimore apo autofaturës, si dhe mosafishimi i listës së çmimeve. Administrata Tatimore thotë se në lidhje me këto shkelje vijojnë verifikimet ndërsa është administruar edhe dokumentacioni kontabël i subjekteve të kontrolluara.

Qytetarët ftohen të tregojnë kujdes gjatë blerjeve dhe të kontrollojnë çmimin e produktit në raft me atë që shfaqet në faturë apo në kasë. Task Forca e Administratës Tatimore kreu verifikime në 4 subjekte tregtare në Tiranë ku konfirmuan 11 shkelje të legjislacionit tatimor.

Sipas tatimeve denoncimet e qytetarëve mbeten një nga mënyrat kryesore për të evidentuar problematikat dhe për të ndihmuar në garantimin e transparencës dhe respektimit të rregullave në treg.
Këto kontrolle vijnë njëkohësiht me prezantimin e nismës “Price Watch Albania”,e cila synon më shumë monitorim dhe transparencë për çmimet e produkteve ushqimore bazë.

Me anë të kësaj platforme e cila pritet të lançohet së shpejti qytetarët do të mund të shohin çmimin e një produkti në biznese të ndryshme dhe të zgjedhin se ku mund ta blejnë atë me një çmim më të favorshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!