Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Teuta “përmbys” Tiranën/ Durrsakët fitojnë 3-1 duelin e javës së dytë të Superligës

schedule08:46 - 31 Gusht, 2026

schedule 08:46 - 31 Gusht, 2026

Teuta e tregoi veten si pretendente këtë sezon në Superligën shqiptare të futbollit duke mundur 3-1 Tiranën në fushën e saj, në ndeshjen e javës së dytë.

Edhe pse pësoi gol e para në stadiumin “Niko Dovana”, sërish skuadra durrsake nuk u dorëzua dhe mori fitoren e merituar.

Kish shënoi me penallti për kryeqytetasit që në minutën e 13-të, pasi në stadium ikën dritat. Pas pushimit, Teuta përmbysi gjithçka në vetëm 18 minuta duke realizuar 3 gola radhazi.

Gjithçka erdhi pas një loje mjaft të mirë të ekipit të drejtuar nga trajneri Edlir Tetova, i cili kërkon trofe në Durrës, pasi ia doli më parë në stolin e Egnatias.

Teuta dhe Laçi kryesojnë Superligën me nga 4 pikë pas dy javëve të para, ndërsa Tirana është e fundit me zero pikë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!