Kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me deputetët dhe drejtuesit e njësive organizative të PS-së në Qarkun e Tiranës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se diskutimi u përqendrua te organizimi i strukturave të partisë, metodologjia e “BESËS” dhe sistemi i ri “PasqyrAlbania”.
“Duke hedhur një hap të nevojshëm në përgatitjen e sezonit të ri politik të Partisë Socialiste”, shkruan Rama, duke e cilësuar takimin si një diskutim të dobishëm për organizimin e mëtejshëm të strukturave socialiste.

