Kërkohet nga SPAK për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, arrestohet në Londër, Korado Gështenja.
Gështenja përdorte identitet të rremë në Angli, teksa pritet kryerja e procedurave mes dy vendeve për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
Korado Gështenja kërkohet nga prokuroria e posaçme për pjesëmarrje në grupin kriminal që rrëmbeu dhe zhduku trupin e Jan Prengës.
Pritet të dalë para gjykatës britanike për të marrë vendim mbi ekstradimin ose jo.

