Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Muriqi e Hoxha, gola në Champions/ Sulmuesi i Kosovës kualifikohet për në fazën e grupit

schedule12:05 - 27 Gusht, 2026

schedule 12:05 - 27 Gusht, 2026

“Pirati” e tregoi sërish veten.

Vedat Muriqi është tashmë një nga emrat e rëndësishëm të futbollit europian dhe ja ku një gol I tij ndihmoi Fenerbahçen të arrinte fazën e grupit në Champions.

Një sukses I madh, aq më tepër me fitoren 2-1 që erdhi në fushën e Lionit, njërës prej skuadrave më tradicionale të Francës.

Muriqi realizoi për 1-0 në 24’, ndërsa sfida e parë e plej ofit në Stamboll kishte përfunduar në barazim 1-1.

Më pas, Arçi Braun realizoi rrjetën e dytë për skuadrën turke dhe Lionit nuk I bëri punë një gol nga Fofana pasi kishte kaluar një orë lojë.

Gjigandi nga Stambolli është me pretendime të mëdha, ndërsa futbolli turk është fuqizuar shumë këta vite me yje të rëndësishëm.

Më pak fat për Arbër Hoxhën.

Futbollisti I kombëtares shqiptare ishte fillimisht hero I vërtetë për Dinamon e Zagrebit që kaloi në epërsi në Norvegji në fushën e Vikingut.

Ishte minuta e 10-të, dhe kroatët ishin në pozita shumë të mira pas barazimit 2-2 në shtëpi.

Gjithsesi, Vikingu shënoi 3 gola deri në 50’ duke arritur kualifikimin.

Mëkat për Hoxhën që ishte më I miri në fushë për kroatët, siç thekson e përditshmja “Jutarnji List”, ndonëse pati rënie në pjesën ë dytë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!